Janë zbuluar në Shqipëri raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane. Ministria e Bujqësisë njofton se ka konfirmuar një rast në fshatin Ishull-Lezhë, ku në një fermë me 71 derra, ka pasur ngordhje në 8 krerë. Pas kryerjes së analizave, ka rezultuar se derrat e ngordhur ishin të infektuar me sëmundjen e murtajës afrikane, ndërsa Ministria thekson se ka bërë menjëherë groposjen e këtyre kafshëve dhe dezinfektimin e mjedisit.