Shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se aleanca po punon së bashku me BE-në për krijimin e një muri dronësh, qëllimi it ë cilit është mbrojatje e vendeve anëtare nga ndërhyrjet e jashtme. I pyetur nëse po dyfishohen përpjekjet për këtë çështje, Rutte shpjegoi se Bashkimi Europian dhe NATO do të kenë role të ndryshme: Aleanca ofron kapacitete në aspektin ushtarak, ndërsa BE-ja e ka fuqinë e butë të tregut të brendshëm dhe siguron që të jenë të disponueshme fondet.