Mungesa e ujit për vaditje ka dëmtuar rëndë kulturat bujqësore të stinës në fshatin Kashisht të Fierit. Investimet e kryera nga fermerët kanë shkuar dëm pasi të gjitha kulturat bujqësore janë tharë. Avni Kala thotë se ka mbjellë 11 dynym toke me misër, por si pasojë e mungesës së ujit, misri është tharë. Ndërhyrjet e ditëve të fundit për pastrimin e kanaleve vaditës janë të pa vlera pasi gjithçka ka mbaruar.