Përpos në Ambulantën tek Qendra e Studentëve tash qytetarët e Prishtinës do të mund të testohen për OVID – 19 edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër katër. Këtë mund ta bëjnë nga ora 8 deri në orën 15. Nga drejtoria e shëndetësisë thonë që për shkak të fluksit të madh të infektimeve u detyruan të funksionalizojnë edhe një qendër tjetër testimi.