Top Channel/ Mungojnë 2 mijë mësues! Mësim jo i plotë në shkolla. Situata më e vështirë, në veri
12/02/2024 19:33

Në Shqipëri, jo të gjithë nxënësit zhvillojnë mësim sipas programit të caktuar mësimor, për shkak të mungesave të mësuesve. Një hulumtim i kryer nga Top Channel nxjerr në pah se në institucionet arsimore parauniversitare ka më shumë se 2 mijë vende të lira për mësues. “Në fillim të shkollës mungoi mësuesi i anglishtes, dy javë nuk bëmë mësim”-shprehet një nxënës. Përveç shkollave të Divjakës, në 51 zyrat e tjera vendore arsimore të 4 Drejtorive rajonale Durrës, Lezhë, Fier, Korçë, stafi mësimor nuk është i plotë edhe pse ka kaluar gati gjysma e vitit shkollor. Kërkohen egzaktësisht 2.088 arsimtarë, disa prej tyre me kontratë të përhershme e disa me kontratë të përkohshme për të zëvendësuar mësuesit me leje lindje apo me raporte administrave e mjekësore. Nevoja më e madhe për mësues ndihet në veri të Shqipërisë, ku duket se emigracioni ka krijuar boshllëk te njohuritë e nxënësve. Institucionet arsimore në Dibër kanë 210 vende bosh për mësues, e thuajse në të njëjtën valë është edhe Kukësi me mungesën e 173 mësuesve. Cikli më i prekur në këto dy zona është arsimi fillor, por shkollat kanë problematikë edhe për punësimin e mësuesve të gjuhës angleze, të lëndës së matematikës apo edhe të informatikës. Edhe shkollat e Tiranës vuajnë për 202 mësues, mungesa më e theksuar rezulton të jetë në zonat rurale; gjysma e kërkesës vihet re se është për mësuesit e arsimit special, pra ndihmësit për nxënësit me aftësi të kufizuara. Efekt Godinat arsimore në Durrës kanë 122 mësues më pak seç është nevoja. Në drejtorinë e Korçës, kërkesa më e lartë është për shkollat e Skraparit; ndërsa Cërriku ka mungesë vetëm 5 mësues. Edhe zyra arsimore e Fierit kërkon mësues kryesisht të muzikës në shkollën artistike. Nga kërkimi i Top Channel bie në se vetëm edukata qytetare është e plotësuar 100% me mësues. Ministria e arsimit po piloton për herë të parë këtë vit shkollor mësuesit në dispozicion që duhet të jenë të gatshëm për zëvendësimin e mungesave kudo që janë, mirëpo nxënësit nuk e kanë ndjerë këtë ndryshim. “Nëse mungon dalim një orë më parë”-shprehen nxënësit.

Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21