Ndërsa Shqipëria synon të afrohet me standardet e Bashkimit Europian, sistemi i prokurimit publik vijon të shfaqë shqetësime që ngrejnë pikëpyetje mbi transparencën dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike. 5766 procedura tenderuese janë zhvilluar në vitin 2025 sipas APP të përqendruara në mallra shërbime dhe punë civile. Por raporti Vjetor 2025 i Agjencisë evidenton se pavarësisht progresit në kuadër ligjor dhe integrimit europian, sfidë mbetet niveli i ulët i konkurrencës në tendera, një tregues që shpesh lidhet me riskun për abuzime. Vetë raporti pranon se kërkohen përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar garën mes operatorëve ekonomikë.