Logjikë e mbrapshtë dhe inatçore është quajtur vendimi i Kurtit për të mos marrë pjesë në takimin e sotëm në Tiranë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. “Mos vajtja e kryeministrit të Kosovës tregon logjikën e mbrapshtë, logjikën inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që e udhëheqë Kosovën.. jemi përjashtuar nga programi evropian, jemi përjashtuar nga Defender, tash vetëpërjashtohemi nga ky takim. Kjo është logjikë inatçore dhe është jo shtet formuese”, shprehet Besnik Tahiri, deputet i AAK-së.