Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes për rajonin, nisi punimet këtë paradite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në fjalën e tij, në nisje të samitit, kryeministri Edi Rama u shpreh se Bashkimi Evropian është më i gatshëm se më parë për zgjerimin dhe vendet e rajonit duhet të ecin përpara me planin e ri të rritjes.