Kolegji Universitar “Tirana College of Technology” hedh një hap të rëndësishëm në fushën e partneriteteve dhe sigurimit të praktikave më të mira për studentët. I dedikuar ndaj teknologjive të reja, “Tirana College of Technology” ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Albanian Council for Technology and Innovation, komuniteti më i madh i profesionistëve të IT-së në Shqipëri.