Një ditë me plot ngjarje për familjen mbretërore britanike ishte e mërkura e 5 qershorit. Princi William së bashku me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla morën pjesë në ngjarjen D-Day që nderon veteranët e luftës çdo vit. Princi i Uellsit, si në çdo dalje publike, është pyetur për Kate Middleton dhe gjendjen e saj shëndetësore.