Muhamet Rrumbullakut do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë. Rrumbullaku vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Gledis Nanos me argumentin se nuk ka përmbushur detyrat.