E moshuara e cila ishte mes 6 familjarëve që u përplasën nga, shoferi i dehur në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë, ka dalë nga spitali i Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor pas aksidentit të rëndë. Ajo tregoi për Top Channel sesi ndodhi ngjarja e rëndë kur makina tip “Gol” e drejtuar nga Jetmir Daci përplasi atë së bashku me familjarët e saj.