Megjithëse është jashtëzakonisht e rrallë, një sindromë e mpiksjes së gjakut pas dozës së parë të vaksinës Oxford/AstraZeneca mbart një rrezik të lartë të vdekjes dhe mund të ndodhë edhe tek njerëz të rinj dhe të shëndetshëm, thotë një studim i disa shkencëtarëve britanikë. Tek ata nën moshën 50 vjeç, mpiksjet e gjakut ndodhin në rreth një në 50,000 njerëz që kanë marrë vaksinën, thonë të dhënat.