22 vjecari Hajdar Kola ka qenë i vetëdijshëm për pak kohë pas helmimit nga monoksidi i karbonit aq sa ka arritur te telefonojë urgjencën, përpara se të humbiste ndjenjat. Shtypi italian thotë megjithatë se djali i ka dhënë operatorëve adresën e gabuar, e kjo ka vonuar ndërhyrjen e tyre. “Motra ime është keq”, ka thënë ai gjatë telefonatës së fundit të jetës së vet.