Motoristë nga vendi dhe rajoni kanë dhuruar spektakël në rrugët e qytetit të Durrësit pasditen e sotme. Të pranishëm ishin veçanërisht të apasionuarit pas motoçikletave. Mbrëmja e së shtunës i është dedikuar motofest në shëtitoren bregdetare të qytetit ku ka nisur edhe një koncert me këngëtarë të muzikës rock, që do të vazhdojë deri në mesnatë.