Shkarkimet kanë nisur nga hidrocentrali i Vaut të Dejës këtë të mërkurë, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. Kjo është pranuar zyrtarisht edhe nga shefi i Shtabit të Emergjencave në Shkodër, Pëllumb Dani. Sipas tyre aktualisht po shkarkohen 1400 metër kub në sekondë si pasojë e reshjeve të dendura, shtim ka pasur edhe në lumin Bunë dhe Drin, në të cilat ka pasur një rritje me 30 centimetër.