Prej kësaj të hëne, 17 nëntor vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe stuhi, ndërsa në zonat më malore rikthehet dëbora dhe ngricat. Disa institucione në vend paralajmërojnë qytetarët të bëjnë kujdes për këtë kthesë të papritur të motit. Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, situata pritet të përkeqësohet gradualisht nga 17 deri më 20 nëntor.