Pas disa ditësh temperaturash të larta në të gjithë vendin, këtë pasdite moti ka marrë “kthesë”. Në disa qytetet kanë nisur reshjet e dendura, duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte dhe rasti në Bulqizë. Ndërkohë edhe në Elbasan kanë nisur rrebeshet e breshëri.