Top Channel/ Moti me reshje vazhdon javës tjetër/ Në veri e veriperëndim do bien 170 milimetra shi
02/04/2022 20:18

Situata e motit gjatë ditës së shtunë është përkeqësuar kryesisht në zonat verilindore. Për disa minuta, aksi rrugor Bogë -Theth është bllokuar për shkak të një orteku në Qafën e Thorës. Disa turistë, mbetën të bllokuar për disa minuta por borëpastrueset dhe banorët e zonës ndërhynë për të hequr dëborën nga rruga. Reshje shiu ka pasur dhe në Kukës, ndërsa në zonat e larta ka pasur dhe reshje dëbore. Vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec e cila është nën trysnin e rënies së gurëve, ku firma mirëmbajtëse po punon për të rihapur këtë rrugë. Edhe në Bulqizë reshjet e shiut kanë vijuar prej dy ditësh ndërsa në orët e fundit janë ulur temperaturat dhe kanë nisur reshjet e dëborës. Probleme ka pasur në disa linja transmetimi të tensioni të mesëm dhe atë të ulët në zonat e thella. Në afërsi të Librazhdit është punuar gjatë gjithë natës dhe ky aks është kthyer ne normalitet. Rënia e gurëve nga shpati i malit pas një rrebeshi shiu mbrëmjen e së premtes krijoi vështirësi në qarkullim për rreth 2 orë e gjysmë. Reshje të dendura shiu ka pasur gjatë natës në të gjithë qarkun Elbasan e për pasojë ka prani të madhe inertesh në akset Librazhd-Steblevë, Elbasan -Gjinar, Gramsh -Moglicë. Ndërsa është bllokuar Rruga Gjinar- Zavalinë. Meterologia Lajda Porja njoftoi se reshjet e shiut do të vijojnë edhe në orët në vijim në verilindje.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04