Vendi ynë po përballet me mot të pazakontë ditët e fundit. Edhe pse gjatë paradites vendi është përfshirë nga temperatura të larta dhe diell i fortë, pasditja ka surprizuar me shi të dendur. Qyteti i Kuçovës u përball në pak minuta nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Një foto e siguruar nga Top Channel tregon disa banorë të cilët po e heqin me lopata breshërin në toka. Gjithashtu disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ndërsa banorët po heqin me kova ujin nga banesat.