Pluhuri afrikan mbi Kretë është vetëm një pjesë e panoramës ekstreme të motit të keq që ka goditur Greqinë orët e fundit. Qielli mbi shumë pjesë të ishullit ka marrë ngjyrën portokalli, në një pamje që të kujton më shumë Saharan sesa Mesdheun. Pluhuri afrikan uli ndjeshëm shikueshmërinë dhe krijoi një atmosferë mbytëse, sidomos në Iraklio dhe Hania, ku disa zona pothuajse “u zhdukën” nga mjegullnaja e dendur.