Për shkak të motit të keq, është shtyrë nisja e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit të Italisë. Me mbi 7 orë vonesë janë nisur mëngjesin e sotëm dy tragetet e linjës Durrës- Bari. Autoritetet detare dhe kompanitë e lundrimit vendosen shtyrjen e kohës së lundrimit për arsye sigurie. Njëri nga tragetet u nis në orën 06:30 dhe tjetri në orën 06:45 të ditës së sotme, ndërsa dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në kohë në portin e Durrësit.