Stuhi të forta dhe përmbytjet që i pasuan, kanë shkaktuar vdekje e shkatërrime në Var të Francës juglindore.Të paktën tre persona kanë humbur jetën e dy të tjerë mbeten të zhdukur pas reshjeve të dendura, të cilat kanë sjellë që nga fillim java vërshim ujrash në këtë rajon. Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur në makinën e tyre në zonën e Cavalière, raportojnë mediat lokale. Ujrat e rrëmbyer e morën me vete makinën e tyre, duke mos i lënë mundësi shpëtimi. Një tjetër grua u gjet e pajetë po në automjetin e saj.