Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, teksa reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar as në Elbasan. Intensiteti i reshjeve në Elbasan është mesatar, ku nuk raportohen situata emergjente. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë mbi mesatare dhe nuk paraqesin probleme.