Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej mbrëmjes së djeshme, ku era me shpejtësi deri në 30 metër për sekondë dhe deti me dallgë që shkojnë deri ne 3.5 m, ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të njoftojë të gjitha mjetet lundruese, peshkarexhat dhe anijet e transportit të mallrave të qendrojnë të akostuara në zona të mbrojtura, peshkarexhat në portin e Zvërnecit Tri Port ndërsa anijet e transportit të mallrave në radë apo në gjiret e Karaburunit pasi era fryn nga jugu dhe gadishulli i mbron keto anije.