Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, të shtunën në Vlorë nuk do të lejohet dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit. Kapiteneria njofton se dallgët brenda gjirit të Vlorës do të shkojnë deri në 2.5 metra ndërsa era do të jetë me shpejtësi deri në 15 metër për sekondë.