Pezullohet lundrimi në Adriatik për tragetet. Natën e kaluar tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk kanë lundruar drejt porteve respektive. Shkak është bërë era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti mbi 7 ballë, që bëri të pamundur lundrimin e trageteve nga Bari drejt Durrësit. Për rrjedhojë dhe tragetet nga Durrësi nuk janë nisur.