Moti i keq dhe erërat e forta që kanë goditur pjesë të mëdha të Greqisë, u bënë shkas për një incident në portin e Pireut mëngjesin e sotëm, ku dy anije pasagjerësh janë përplasur me njëra-tjetrën. Roja bregdetare njoftoi se përplasja ndodhi pasi njëri prej trageteve që po tentonte të ankorohej në bankinë, u shty prej erës dhe goditi një tjetër traget të ankoruar më herët