Mëngjesin e sotëm kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë dhe shkarkime elektrike, çka kanë sjellë përmbytjen e rrugëve kryesore të tij, duke shkaktuar trafik të rënduar në kryeqytet. Në disa prej rrugëve niveli i ujit shkonte në 10 cm apo edhe më shumë, ndërkohë në lagjen e “Myslym Shyrit” janë shkulur dhe pemë.