Top Channel/ Moti i keq “paralizon” vendin, mbyllen shkollat, izolohen shumë zona
13/01/2025 19:47

Që prej të dielës, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere, duke krijuar probleme në shumë zona, kryesisht në veri, ndërsa të gjithë autoritetet ndodhen në terren. Në Qarkun e Shkodrës vijojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë, duke bllokuar rrugë dhe izoluar zona të thella, ndërsa ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike. Situatë e vështirë vijon të jetë edhe në Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, ku shumë zona të thella janë të izoluara, ndërsa prezenca e dëborës dhe ngricave vështirëson qarkullimin në të gjitha rrugët. Për shkak të situatës së rënduar, është pezulluar mësimi në shumë shkolla në Kukës, Has, Peshkopi, Mat e Bulqizë. Situata është e rënduar edhe në Qarkun e Elbasanit, ku në Librazhd e Gramsh janë të bllokuara rrugët e fshatrave, ndërsa ka pasur probleme dhe me energjinë elektrike. Erërat e forta sollën probleme të shumta në Lezhë, u raportua për rënie pemësh e shtyllash tensioni, duke dëmtuar mjete e biznese dhe duke krijuar probleme me energjinë, ndërsa era rrëzoi dhe një kamioncinë mbi Urën e Milotit, duke bllokuar për pak minuta qarkullimin. Në Kurbin janë të mbyllura të gjitha shkollat, në Rrëshen raportohet për dy shkolla të mbyllura, ndërsa në Lezhë vijoi mësimi normalisht. Verilindja vijon të jetë problematike, ku zonat e thella janë të bllokuara nga dëbora, ndërsa autoritetet vijojnë punën për hapjen e rrugëve. Probleme raportohen edhe me energjinë elektrike në disa njësi administrative. Ndërkohë, pas shumë orësh bllokim, pala greke njoftoi këtë pasdite se do të lejojë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Kapshticë. Në Vlorë është rikthyer frika e përmbytjeve, ku ka ende prezencë uji në zonat periferike. Në lagjen Periferike Kushtrimi mbi 20 banesa janë të rrethuara nga uji dhe banorët nuk lëvizin dot. Ndërkohë, reshjet masive të shiut kanë krijuar prezencë të lartë balte në qytet. Edhe Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq, por pa shkaktuar probleme në qarkullim.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04