Moti i përkeqësuar, reshjet e dendura të shiut dhe era e fuqishme kanë shkaktuar problematika ditën e sotme në Vlorë. Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të erës me shpejtësi deri në 25 metër /sek dhe deti me fuqi dallge deri në 8 ballë.