Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit të Durrësit. Prania e ujit në rrugë vështirëson qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Ndërkohë, për shkak të motit të paqëndrueshëm, edhe natën e kaluar ka pasur probleme në nisjen e trageteve nga portet e Durrësit dhe Barit. Tragetet kanë regjistruar vonesa të theksuara. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit natën e kaluar, në orën 23.00, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm, përkatësisht 08:00 dhe 08:10.