Moti i keq, i cili ka përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës ka sjellë edhe dëmet e para! Si rezultat i fryrjes së përroit ndërkufitar të ‘Balvaderit’ rreth 200 hektarë tokë bujqësore në fushën e Muriqanit janë nën ujë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë ka patur probleme me energjinë elektrike në disa njësi administrative të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau i Dejësit, Pukë, Fushë Arrëzit. Ndërsa dëbora e ka bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla drejt Thethit.