Dy anije pasagjerësh u përplasën në portin e Pireut mëngjesin e së enjtes si pasojë e erës së fortë dhe motit të keq që mbizotëron vendin. Roja bregdetare njoftoi se mjetet lundruese prekën njëri tjetrin pasi njëri prej trageteve që po tentonte të ankorohej në bankinë, u shty prej erës dhe goditi një tjetër traget të ankoruar më herët.