Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, era e fortë krijon probleme! Mjetet e peshkimit pezullojnë punën
08/12/2024 15:12
Vlora po përballet me mot të keq, teksa orët në vijim pritet të përkeqësojnë situatën.
Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh.