Stuhia Hilary u përplas me furi në gadishullin e Baja California të Meksikës, duke u bërë shkas për përmbytje vdekjeprurëse të dielën. Stuhia vazhdoi të lëvizte drejt pjesës jugore të Kalifornisë, ku mbushi rrugët me ujë e rrëzoi pemë. Autoritetet druhen se përmbytjet mund të prekin edhe pjesë të tjera të vendit, deri në zona veriore si Ajdaho.