Ministria e jashtme e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet ruse për “rekrutim mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Bosnje” të cilët të përfshihen në luftimet në Ukrainë. Përmes një njoftimi, ajo i cilësoi si të “pavërteta dhe tendencioze pretendimet e agjencisë të lajmeve ruse TASS dhe të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se gjoja ‘Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin..’”