Edhe banorët e Gjirokastrës kanë protestuar për Mateon 8-vjeçar, i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Ishte një grup të rinjsh që e nisi protestën nën mesazhin e pasigurisë publike, frikës së rritur dhe nevojës së ndërgjegjësimit të shoqërisë. “Drejtësia nuk funksionon në një shoqëri ku raste të tilla kalohen pa ndëshkimin e duhur”, tha një prej organizatoreve të protestës.