Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit e Dhërmiut që ndihmuan për te fshehur ngjarjen. Në dalje të furgonit të policisë familjarë të Daniel Qose , David Larti të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për t’i çuar në paraburgim. Ndërkohë avokatja e një prej të arrestuarve Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe gjykata pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme