Naftëtarët e Ballshit nuk e kanë ndalur protestën e tyre as këtë të premte duke kërkuar me ngulm ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura. Të revoltuar ata i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie, ndërsa njeri prej tyre me fëmijën në krah kërkoi që forcat e policisë të largoheshin.