Top Channel/ “Mos më pyesni për marrëdhëniet”, trajneri serb: Nuk duhen bërë gabime me Shqipërinë
06/06/2025 18:26

Tekniku i Serbisë, Dragan Stojkoviç foli përpara ndeshjes me Shqipërinë në “Arenën Kombëtare”, mbrëmjen e 7 qershorit. Trajneri serb nuk preferoi të ndalej te marrëdhënia mes dy vendeve, duke u “kapur” dhe me një gazetar serb që e pyeti për këtë gjë, teksa nuk i kurseu elozhet për ekipin kuqezi dhe trajnerin Sylvino. “Uroj festën e Bajramit për ata që e festojnë. Shqipëria është një ekip mjaft i mirë dhe e tregoi me kualifikimin në Europian. Ka lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Sylvinho. Duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet të bëjmë gabime, sepse lojtarët janë aq të mirë sa mund të përfitojnë ndaj tyre. E dimë që kemi përballë një ekip serioz dhe të përgatitur mirë, gjë që e treguan në kampionatin Europian. Ajo që i karakterizon është agresiviteti në fushë. Një ekip solid garues. Sa i përket rezultatit, nuk kalkuloj. Kemi ardhur për të fituar dhe do të bëjmë çmos për ta arritur. Nuk po mendoj fare për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nuk e di si mund ta bëni një pyetje të tillë. Pas stërvitjes së sotme dhe asaj të nesërmen do të vendos për formacionin. Nëse do të jetë çdo gjë në rregull dhe besoj që çdo gjë do të jetë në rregull, formacioni do të jetë ai që kam në mendje”, u shpreh tekniku Dragan Stojkoviç.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46