Një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në Londër të Britanisë së Madhe. Një dëshmitar okular ka dëgjuar të miturin duke bërtitur “Mos më lër të vdes!”, ndërsa ka qenë i shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ëoolëich rreth orës 18:35, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Numri i sulmeve me thikë është rritur me 4 % në krahasim me vitin e kaluar. Nga dita e nesërme dhe në vijim do të ndalohet me ligj mbajtja e armëve të fftohta si thikë apo hanxhar, ndërsa për ata që i dorëzojnë do të zbatohet amnisti dhe dëmshpërblim. Ndalimi mbulon thikat me teh më të gjatë se 20 cm dhe ato me teh të dhëmbëzuar.