32-vjeçari Liangbin Chen, që mbahet nën arrest shtëpie në Tiranë i kërkon drejtësisë shqiptare që mos ta dorëzojnë në Kinë mbasi atje i rrezikohet jeta. Shqetësimin për persekutim e ngre avokati i tij shqiptar. Mbrojtja ka njoftuar organizatat e huaja për monitorimin e procesit ndaj Chen, i akuzuar për mashtrim kompjuterik që kap vlerën e një miliard yen kinezë apo ndryshe 147 milionë dollarë, por që sipas tij ai e braktisi Kinën gjatë 2018 për shkak situatës me pakicat fetare dhe etnike duke lënë gjithashtu edhe shtetësinë kineze e duke marrë atë kamboxhiane.