Ka shkaktuar shqetësim në Washington mobilizimi ushtarak serb në afërsi të kufirit me Kosovën. Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan telefonoi kryeministrin Albin Kurti, dhe i përmendi vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.