Kameramani i agjensisë “EkonomiaOnline” në Kosovë është prangosur gjatë kohës që po kryente detyrën e tij. Albion Selitaj dhe ekipi i tij kanë qene duke mbuluar një konferencë shtypi të AgroKosova Holding që kundërshtonte vendimin e Agjensisë Kosovare të Privatizimi për tërheqjen e aksioneve. në një moment, mediave iu kërkua të lironin vendin dhe operatori, teksa largohej i ishte drejtuar policëve me pretendimintë mos ushtronin presion sepse rrezikoheshin mjetet e punës. Kaq mjaftoi që ai të arrestohej.