Shqipëria është e mirëpritur në tempullin e Evropës politike dhe e respektuar maksimalisht nga Brukseli. Për kreun e qeverisë Edi Rama kjo është panorama në mbyllje të samitit BE-Ballkani Perëndimor ku tha se mori garancinë për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027.