Ishte 8 gusht i vitit 1991 kur Italia kuptoi se ishte shndërruar në tokën e premtuar për mijëra shqiptarë të etur për liri dhe një jetë më të mirë. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve me anijen “Vlora” nga Durrësi drejt portit italian të Barit, bashkitë e dy qyteteve kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh nga datat 5-8 gusht për të përkujtuar këtë ditë simbol që bashkoi përgjithmonë dy popujt. Buzë detit dhe pranë portit të Durrësit u përurua monumenti publik.