Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, akuzoi sërish Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion, me pretendimin se hetimi është bërë në mungesë të provave dhe fakteve. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.