Pas një morie betejash ligjore që synojnë frenimin e fuqisë së tij në treg, Google përballet së fundi edhe me rregullatorët antitrust në SHBA që e kanë vënë në shënjestër gjigandin e internetit. Sipas një dosjeje gjyqësore më 7 tetor, Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) po konsideron t'i kërkojë një gjyqtari federal copëtimin e kompanisë Big Tech.