Kryeministri i Edi Rama, i shoqëruar edhe nga dy ministrat e kabinetit të tij, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari prezantoi sot masat e reja të marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit. Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.